Heidi Klum, mbretëresha e Halloween

Heidi Klum përkujdeset që çdo vit për festën e Halloween të maskohet deri në ekstreme që askujt nuk i bie ndër mend. Këto janë kostumet e saj ndër vite.

ShowBiz

31/10/2014 10:13

Çdo vit, yjet e famshëm në Hollywood i japin rëndësi të madhe maskimeve dhe kostumeve që zgjedhin me rastin e festave që organizohen pë ditën e Halloween.

Por, askush nuk ka ide, nuk i shikon detajet e nuk shpenzon aq para sa bukuroshja supermodele, Heidi Klum.

Ajo secilin vit organizon një festë të vetën dhe fton shumë të famshëm, maskimet e të cilëve sigurisht, duken asgjë, kur Heidi shfaqet në festë. Më lart janë disa nga maskimet më interesante nga modelja.