Heidi Klum dhe Tom Kaulitz martohen në jahtin luksoz
Heidi Klum i tha "po" për herë të dytë partnerit.
ShowBiz
Heidi Klum, 46 vjeçe dhe Tom Kaulitz, 26 vjeç, u martuan për herë të dytë në një jaht luksoz në Capri, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ajo e puthi me pasion bashkëshortin e saj, teksa u martuan në një jaht luksoz në Capri, gjashtë muaj pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.
Modelja 46-vjeçare kishte veshur një fustan të bardhë nusërie, teksa pranë saj qëndronte Tom Kaulitz.
Pranë çiftit qëndronin edhe katër fëmijët e Heidit, Helene, 15 vjeç, Henry, 14 vjeç, Johan, 12 vjeç dhe Lou, nëntë.
Heidi ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, ku shkruan “Unë i thash PO!”.
E ëma e katër fëmijëve, më parë ishte e martuar me këngëtarin Seal, por u ndanë në janar të vitit 2012. /Lajmi.net/