Hedhin në det 12 të krishterë, arrestohen 15 myslimanë

Pesëmbëdhjetë emigrantë me origjinë afrikane dhe të besimit mysliman u arrestuan pas mbërritjes së tyre në Sicili pasi që, sipas dëshmitarëve, mendohet të kenë hedhur në det 12 refugjatë të krishterë pas një grindjeje në bordin e anijes që i transportonte, njoftoi prefektura e policisë së Palermos.

Bota

16/04/2015 19:40

Në këtë dramë, që mendohet të ketë ndodhur në ngushticën e Sicilisë, viktimat ishin të besimit të krishterë, ndryshe nga agresorët e tyre me besim mysliman”, theksoi policia në një komunikatë, duke shtuar se 15 persona të arrestuar akuzohen për vrasje të shumëfishtë si pasojë e urrejtjes fetare.

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga dhjetëra refugjatë nigerianë dhe ganezë, të cilët ndodheshin në bordin e anijes, një mosmarrëveshje ka ndodhur për arsye fetare.