Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Hearn zbulon planet e Joshua, për duelin me Pulev

11:16 | 22 Maj 2020

Eddie Hearn ka zbuluar planet e Anthony Joshua.

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka në kalendar duelin e tij me Kubrat Pulev.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që dueli të shtyhet, por edhe lokacioni i garës të vihet në dyshim.

Dueli mes AJ dhe Pulev si kontestues, planifikohej të zhvillohej në stadiumin e Tottenham Hotspur. Ndërrimi i datës nuk dihet nëse mundëson akoma një gjë të tillë.

Megjithatë, Eddie Hearn ka thënë se fokusi kryesor i Joshua është akoma që të mbroj titullin e tij në Angli, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, ky opsion do të mbetet primar vetëm deri atëherë kur Britania e Madhe nuk hiqet krejtësisht nga tavolina.

Pulev është i mandatuar nga IBF për të kontestuar kampionin Joshua. /Lajmi.net/