Hearn: Anthony Joshua në presion të madh për revanshin me Andy Ruiz JR

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka zbuluar se klienti i tij po kalon në një presion të madh pas humbjes së pësuar ndaj Andy Ruiz JR.

Sport

09/06/2019 15:04

Joshua tashmë duhet të mendojë për meçin e ardhshëm, pas humbjes shokuese ku humbi titujt e IBF, WBO dhe WBA.

Në kontratën e arritur mes dy lojtarëve, aty përfshihej edhe çështja e revanshit, por që nuk po del të jetë e lehtë.

Lidhur me revanshin mes dy boksierëve ka folur edhe Hearn, i cili nuk është shprehur shumë i lumtur me diskutimet e shumta.

“Ka shumë presion mbi revanshin. Nëse ai humb edhe ndeshjen e dytë, karriera e tij nuk do të jetë në pozitë të mirë” ka thënë Hearn për AJ, transmeton lajmi.net.

“Momentalisht, ai ka humbur titujt e kampionit, por ka mundësinë që t;i kthej ata” ka thënë tutje Hearn për ‘BBC’.

“Nëse ai do të humb ndeshjen e dytë, nuk përfundon karriera, por fillon të mendojë për karrierën” ka thënë ndër të tjerash britaniku.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare për revanshin. /Lajmi.net/