Haziri: Pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar rreth ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me heqjen e tarifës prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Lajme

28/02/2020 15:01

Haziri tha se tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

“Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës. Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurt dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”, shkroi Haziri. /Lajmi.net/