Haziri nuk kursehet ndaj Kurtit: I ligë, idhnak, qytetarët s’ta falin sa të jenë gjallë

Lutfi Haziri i LDK-së ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar me mos-ekzekutimin e pagave për mësuesit grevistë. Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas tij ka ardhur për të shkaktuar drama dhe për t’u viktimizuar, shkruan lajmi.net. “Madje, këtë e bën me një…

Lajme

04/10/2022 23:28

Lutfi Haziri i LDK-së ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar me mos-ekzekutimin e pagave për mësuesit grevistë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas tij ka ardhur për të shkaktuar drama dhe për t’u viktimizuar, shkruan lajmi.net.

“Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar Haziri.

“Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar!”, ka shkruar ai.

Madje sipas Hazirit, pushtetarët e tanishëm nuk do të kujtohen për asgjë, as kur ata të mos jenë më gjallë.

Postimi i plotë i Hazirit:

Përkitazi me situatën dramatike të krijuar nga kryeministri Kurti, po e përsëris statusin e para disa ditëve për krejt ata që nuk e kanë lexuar, me një koment shtesë pasi u dëshmua ajo që e kemi thënë vazhdimisht – Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!

Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!

Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi.

Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione.

Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar!

A po besoni tash?!

Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?!

Republika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë!. /Lajmi.net/