Haziri: Nuk do të bëjmë koalicion as me partnerët e PDK-së

23:53 | 12 Korrik 2017

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se koalicioni i prirë nga LDK do të jetë i gatshëm për bashkëpunim me partitë e majta. Një deklaratë të tillë Haziri e bëri në RTV Dukagjini, teksa po i përgjigjej pyetjes se a është koalicioni LAA çelësi i qeverisë së ardhshme.

Ndër të tjera, Lutfi Haziri tha se LAA nuk do të bëjë koalicion as me pjesëtarët e koalicionit PAN.

Lutfi Haziri ka pohuar po ashtu se ka informata për pesë deputetë të koalicionit PAN që nuk do të dëshirojnë ta votojnë për kryeministër të qeverisë së Kosovës.

“PAN-i thotë se i kanë numrat, por edhe ne themi se kemi informata që pesë deputetë të PAN-it nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë Haziri.

Ai ka përsëritur se asnjë deputet prej koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër.

Haziri ka ironizuar duke thënë se nëse Pal Lekaj i AAK-së thotë i kanë numrat, atëherë sigurt është se nuk i kanë.