Haziri: Ndërrimi i pozicioneve nuk është zgjidhje politike – Konjufca s’mund të bëhet kryeministër me ‘duar të lidhura’
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se propozimi i Vetëvendosjes për nominimin e mandatarit të dytë për kryeministër, me mbështetjen e presidentes, është “i pabesueshëm dhe i dyshimtë”, duke theksuar se rrokadat e emrave brenda partisë në pushtet nuk sjellin zgjidhje reale politike. Hazirithotë se Konjufca, nuk mund të bëhet kryeministër me duar të…
Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se propozimi i Vetëvendosjes për nominimin e mandatarit të dytë për kryeministër, me mbështetjen e presidentes, është “i pabesueshëm dhe i dyshimtë”, duke theksuar se rrokadat e emrave brenda partisë në pushtet nuk sjellin zgjidhje reale politike.
Hazirithotë se Konjufca, nuk mund të bëhet kryeministër me duar të lidhura, pasi sipas tij trashëgon një kabinet të propozuar dhe që ende nuk e ka arrit besimin.
Sipas tij, bëhet fjalë thjesht pwr ndërrim pozicionesh brenda Vetëvendosjes, pa ndryshuar formulën qeverisëse.
“Nuk është e besueshme që ky rrokadë emrash në propozim për nominimin e mandatarit të dytë nga Vetëvendosja, me bekimin e presidentes Osmani e mirëbesim të saj, është e dyshimt pak e besueshme, nuk nuk besoj që do të përballohet, sepse ka të bëjë vetëm me ndërrim pozicionesh pa ndërrim formulës, pa instrumente që është mandatuar nga Këshilli Drejtues i asaj partie, zoti Konjufca nuk mund të bëhet kryeministër me duar të lidhura, sepse trashëgon një kabinet të propozuar edhe nuk e ka mrri besimin. Është ndërruar pozita me bacin në raport me mandatarin e kalum dhe kërkund nuk po besohet që mund të arrihet, të maksimalizohet krejt kjo situatë politike”, vlerësoi ai.
Ai deklaroi se vota e tij nuk është “në treg” dhe se nuk vlen për gjithçka, ku shton se ajo është dhënë vetëm për deblokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.
Haziri theksoi se Vetëvendosja nuk ka arritur të bindë askënd për mbështetje, duke mos zhvilluar takime, shkresa apo procese për të siguruar votat e nevojshme.
Sipas tij kryeministri në detyrë ka shpenzuar energji në “inxhiniering politik për fitimin e komunave duke përdorur asetet e shtetit”, ndërsa pret që deputetët ta votojnë qeverinë “pro bono”, gjë që ai e cilësoi të pamundur në një demokraci funksionale.
“Vota ime nuk është në treg edhe nuk vlen për gjithçka. Vota ime ka qenë për deblokimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe në raport me atë që unë e quaj dashuri për Republikën, mbi partitë politike, vullneti duhet me qenë gjithmonë, por kjo është në raport fol e mbushma mendjen, bindëm pse duhet unë me votu. Ata nuk po mund me i bind asnjë deputet, asnjë parti politike, asnjë shkresë nuk është drejtuar, asnjë takim nuk është organizuar, asnjë proces nuk është ndërtuar, asnjë hap nuk e ka bërë, as lideri i Vetëvendosjes, kryeministri në detyrë, përderisa krejt energjinë dhe kohën e ka harxhuar me ndërtuar inxhiniering për me fituar komuna me asetet të shtetit, me me kapital të shtetit, me potencialet të shtetit, në anën tjetër pret pro bono me votuar dikush qeverinë, kjo në demokraci nuk funksionon”, shtoi ai për gazetën blic.
Ndër të tjera, ai rikujtoi se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë se, nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë qeverinë apo presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh.
Haziri thekson se për zgjidhje kërkohet pragmatizëm dhe vullnet politik, por se deri tani nuk shihet sinjal se kjo është e mundur nga ana e mazhorancës aktuale.
“Kushtetuta jonë është e qartë, në momentin që Kuvendi dështon me zgjedh qeverinë apo edhe presidentin, jo më lart se 45 ditë duhet të organizohen zgjedhje, këtu nuk ka vullnet politik. Këtu data zbardhet me ditën kur dështon Kuvendi me zgjedh qeverinë, kështu që mundësi, hapësirë, rrugë ka me hulumtuar edhe me arrit, por duhet pragmatizëm politik, duhet shpirt bashkëpunimi, me u gjet një skaj nëse ka mbet dikund edhe me me provuar nëse ka vullnet edhe ka vullnet gjithmonë, kur ka vullnet ka edhe, edhe mundësi. Ky raport në Kosovë nuk po shihet që deri në këtë ditë që po flasim ne, është i mundshëm”, përfundoi Haziri