Haziri – Muratit: Sipas logjikës suaj, mundeni me qenë edhe prokuror edhe gjykatës
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit në lidhje mocionin e mosbesimit dhe dorëheqjen e ministrave në detyrë të LDK-së në 2017 kur ishin betuar si deputetë. Në lidhje me këtë, Haziri ka thënë se në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë.…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit në lidhje mocionin e mosbesimit dhe dorëheqjen e ministrave në detyrë të LDK-së në 2017 kur ishin betuar si deputetë.
Në lidhje me këtë, Haziri ka thënë se në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë.
“As mocioni i mosbesimit nuk ta merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë sepse Mustafa dhe ministrat e qeverisë së rrëzuar nga PDK dhe aleatët, vazhduan deri në betimin për deputetë që dolën nga zgjedhjet e rregullta, por ata liruan zyrat e Qeverisë për bankat e Parlamentit. E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës! Ata që e duan Republiken, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: