Haziri kërkon ndihmë nga qeveria për dëmet nga shiu

Lutfi Haziri thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta ndihmojë Komunën e Gjilanit për t’i përballuar dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e sotme të shiut. 

Lajme

31/07/2014 18:30

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar ndihmën e Qeverisë për të përballuar përmbytjet që kanë ndodhur në rajonin e Gjlanit.

Ai ka thënë se është e nevojshme ndihma e Qeverisë për të përballuar situatën në komunën e tij.

“E lus Qeverinë të ndërhyjë me mjete dhe me forma tjera për të përballuar reshjet ne komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri, për Klan Kosova.

Haziri ka treguar se situata është nën kontroll dhe ka premtuar se do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e sotme të shiut.