Hazard urdhëron Chelsean ta transferojë këtë lojtar

Superylli i Chelseas, Eden Hazard ka kërkuar nga krerët e skuadrës së tij që të transferojnë sulmuesin e Aston Villas, Christian Benteken.

Sport

06/06/2015 11:56

Eden Hazard ka thënë se nuk do të kishte gjë më të mirë sesa të luante përkrahë sulmuesit të Aston Villas, Christian Bentekes.

“Nëse Benteke do të transferohej te ne, atëherë unë do të isha njeriu më i lumtur në botë”, tha Hazard për reporterët.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të, dhe nuk do të kishte gjë më të mirë sesa të luaja përkrahë tij. Benteke është 25 vjeçar. Ai është në një moshë ku mund të bëj një karrierë të mirë”, përfundoi Hazard.