Hazard te Real Madrid është punë e kryer, por jo edhe Pogba

Real Madrid thuhet se e ka siguruar transferimin e Eden Hazard.

Sport

18/04/2019 14:04

Real Madrid do ta transferojë në verë Eden Hazardin, gjersa do t’i paguajë rreth 100 milionë euro.

Skuadra spanjolle përveç belgut, ka shprehur interesim edhe për Paul Pogban, përcjell lajmi.net.

Por, sipas raportimit të MARCA-s, mesfushori francez nuk po arrin ta bind Real Madridin për ta transferuar në verë.

Madrilenët kanë mbetur të dëshpëruar nga paraqitja e Pogbas ndaj Barelonës në Ligën e Kampionëve, duke vënë në dilemë transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/