Hazard ‘tallet’ me Courtois

Eden Hazard është tallur me bashkëvendësin e tij, Thibaut Courtois, për gabimin e bërë natën e mbrëmshme.

Sport

22/03/2019 12:28

Belgjika ka mposhtur 3:1 Rusinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Denis Cheryshev shënoi golin e vetëm për Rusinë, pas një gabimi të rëndë të bërë nga Thibaut Courtois.

Ky gabim ka bërë që Hazard të tallet me Courtois.

Thibaut Courtois po shikon shumë video nga aksionet e mia dhe pastaj po tenton të emitojë mua”, ka deklaruar Hazard./Lajmi.net/