Hazard rikthehet me gol, Reali mposht Huescan dhe merr kreun në La Liga

Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të La Liga, duke e mposhtur 3:1 Huescan, të shtunën në mesditë.

Sport

31/10/2020 15:52

Në këtë ndeshje, pas një kohe të gjatë në formacionin e Realit ishte edhe Eden Hazard, i cili shënoi në rikthim, kur mposhti portierin mysafir në minutën e 40’, për 1:0, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema në fund të pjesës së parë, dyfishoi epërsinë, 2:0.

Në minutën e 54’, erdhi edhe goli i tretë për Real Madridin, përmes  Federico Valverde, për 3:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi David Ferreiro, në minutën e 75’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Karim Benzema, kur në minutat e fundit shënoi për 4:1.

Me këtë fitore Real Madrid numëron 16 pikë, duke u renditur në vendin e parë në La Liga.

‘Los Blancos’ në xhiron e ardhshme luajnë në udhëtim te Valencia./Lajmi.net/