Hazard nuk ka dyshime kur flet për më të mirin e të gjitha kohërave

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, e ka cilësuar Lionel Messin si futbollin më të mirë të të gjitha kohërave.

Sport

12/01/2019 20:12

Argjentinasi, së bashku me Cristiano Ronaldon kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit, duke arritur rekorde të panumërta me klubet e tyre, për t’u bërë futbollistët e vetëm që kanë arritur të fitojnë nga pesë Topa të Artë.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë një burim i vazhdueshëm grindjesh mes tifozëve të futbollit, me debate të pafundme të krijuara mbi çështjen se kush është më i miri në botë.

Por, për Eden Hazard nuk ka dyshime se kush është më i miri i të gjitha kohërave.

“Ju thoni dy më të mirët e të gjitha kohërave. S’ka mundësi. Ata është vetëm një më i miri i të gjitha kohërave. Është Lionel Messi”, ka deklaruar Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dy ndeshjet kundër Barcelonës nuk ishin kujtimet e mia më të mira të vitit 2018. Isha i lumtur që luaja kundër Barcelonës dhe Messit, por nuk mora atë që prisja”./Lajmi.net/