Hazard: Nuk ka asgjë konkrete për zërat që më qojnë në Madrid

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, është i lidhur ngushtë me zërat që e qojnë atë në Real Madrid.

Sport

24/03/2019 08:09

Edhe këtë vit, si në dy apo tri vitet e fundit, sapo flitet për afatin kalimtar, është emri i Hazard që lidhet me ‘Santiago Bernabeun’.

Megjithatë, ylli belg ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete në këtë çështje dhe se këto mbesin vetëm fjalë të medieve.

“Nuk ka akoma asgjë. Jam i fokusuar në lojën kundër Qipros. Kjo është gjëja e vetme për të cilën po punoj tani” ka thënë Hazard në konferencën për shtyp” transmeton lajmi.net.

Hazard me kombëtaren e tij do të përballen me Qipron sot (e diele) në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020. /Lajmi.net/