Hazard nervozon Chelsean

Mesfushori Eden Hazard është futbollisti më i dalluar i Chelseas deri më tani gjatë këtij sezoni. Mirëpo, ylli belg edhe pse shënoi golin e vetëm të gjigantit londinez në humbjen 3:1 në udhëtim te Paris Saint-Germain në duelin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, prapë ka hidhëruar skuadrën e tij.…

Sport

03/04/2014 13:20

Mesfushori Eden Hazard është futbollisti më i dalluar i Chelseas deri më tani gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, ylli belg edhe pse shënoi golin e vetëm të gjigantit londinez në humbjen 3:1 në udhëtim te Paris Saint-Germain në duelin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, prapë ka hidhëruar skuadrën e tij.

Arsyeja ka të bëjë me paraqitjen e tij në intervistën pas ndeshjes për televizionin francez Canal+, duke bartur fanellën e Paris Saint-Germain.

Edhe për shkak të humbjes, por edhe nga pamja në përgjithësi, tifozët e Chelseas kanë reaguar me hidhërim për paraqitjen e tij duke e parë si mungesë respekti nga ana e tij për klubin dhe tifozët e saj.