Hazard në Real Madrid?

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni pasi dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Merkato

21/10/2015 12:55

Eden Hazard do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni pasi dëshiron të transferohet në Real Madrid, ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Gazeta ka publikuar një “bombë” duke parashikuar largimin e yllit belg nga Stamford Bridge, pas përfundimit të këtij sezoni.

“L’Equipe” raporton se Hazard është i pakënaqur me jetën në Londër dhe lojën në Premierligë sa që ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Real Madrid, klub i interesuar për transferimin e tij.

Lajmi i publikuar në “L’Equipe”.