Hazard me deklaratë interesante: Belgjika mund ta fitojë Botërorin nëse unë jam i mirë

Ylli i Real Madridit dhe Belgjikës, Eden Hazard ka dhënë një deklaratë interesante. Hazard nuk po gjen vetën në formacionin e ‘Mbretërve’, por aty është për Belgjikën. Së fundmi ai ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se kombëtarja e tij mund të fitojë nëse ai është mirë. “Gjithmonë kam thënë se sa më shumë…

Sport

26/11/2022 22:21

Ylli i Real Madridit dhe Belgjikës, Eden Hazard ka dhënë një deklaratë interesante.

Hazard nuk po gjen vetën në formacionin e ‘Mbretërve’, por aty është për Belgjikën.

Së fundmi ai ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se kombëtarja e tij mund të fitojë nëse ai është mirë.

“Gjithmonë kam thënë se sa më shumë ndeshje të luaj, aq më mirë do të jem. Belgjika mund ta fitojë Kupën e Botës nëse Eden është i mirë. Nëse jo, do të jetë më e vështirë”, ishin fjalët e Hazard.

Belgjika e nisi mirë Botërorin pasi në ndeshjen e parë mposhti 1:0 Kanadanë./Lajmi.net/