Hazard gati për West Hamin
Chelsea ka marë lajme fantastike lidhur me gjendjen aktuale të lojtarit kryesor, Eden Hazard, i cili është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër West Hamit.

Sport
Mesfushori me tipare ofanzive kishte probleme ndaj Stoke City pas ndërhyrjeve të shumta të shkaktuara ndaj tij, dhe është besuar se do të mungojë në ndeshjen e nesërme.
Ai ishte në dyshim serioz për ndeshjen e nesërme ndaj West Ham e cila zhvillohet në Stamford Bridge me fillim nga ora 13 e 45.
Sidoqoftë, besohet se vet lojtari ka konfirmuar se është i gatshëm dhe se do të paraqitet në takimin e nesërm, i cili është shumë i rëndësishëm për Blutë e Londrës.