Hazard e zgjedh këtë sulmues si më të mirin në botë

Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë, sipas shokut të skuadrës së tij te Real Madrid, Eden Hazard.

Sport

19/11/2019 17:04

Të dy kanë filluar të bëjnë një partneritet premtues në La Liga, dhe të kombinuar me efekt shkatërrues në fitoren e tyre 4-0 ndaj Eibar para pushimit ndërkombëtar.

Benzema shënoi dy herë në atë ndeshje, ndërsa belgu shkëlqeu me lojën që zhvilloi, përcjell lajmi.net.

“Pasi kam luajtur me të për tre ose katër muaj, unë mendoj se, tani për tani, ai është sulmuesi më i mirë në botë”, tha Hazard në një konferencë për shtyp.

“Por [gjithashtu] larg rolit të tij si sulmues, ai i bën të tjerët më mirë”. /Lajmi.net/