Hazard e humbet durimin, dëshiron largimin nga Real Madrid

Sulmuesi Eden Hazard është i interesuar që të largohet nga Real Madrid.

Sport

17/01/2022 07:59

Belgu nuk është duke arritur të gjejë formën më të mirë te klubi madrilen që prej transferimit, derisa me Carlo Ancelottin, qëndron në stol prapa Vinicius Juniorit, transmeton lajmi.net.

Hazard duket që është lodhur nga kjo situatë dhe tani është i interesuar për të përfunduar aventurën në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, raportohet se kjo formë jo e mirë fizike është e lidhur me situatën mjekësore. Gazetari Sacha Tavolieri raporton se stafi mjekësor kishte rekomanduar një operim të ri për Hazard, por ishte presidenti Florentino Perez kërkoi ta tejkalojnë operimin, me dëshirën që ta shesë në verë.

Real Madrid në verë do provoi nënshkrimin me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland dhe në rast që i transferon të dy, atëherë Hazard nuk do kishte vend në skuadër./Lajmi.net/