Hazard: Do ta dëgjoj gruan nëse më thotë shko në PSG

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka zbuluar se do ta konsiderojë transferimin në Paris Saint-Germain, nëse gruaja e tij insiston për të lëvizur drejt kryeqytetit francez. Hazard e realizoi golin e parë të Blues në humbjen 3:1 nga PSG në Parc des Princes të mërkurën që shkoi, pasi shënoi nga penalltia. Mediat e huaja shkruajnë…

Sport

06/04/2014 12:00

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka zbuluar se do ta konsiderojë transferimin në Paris Saint-Germain, nëse gruaja e tij insiston për të lëvizur drejt kryeqytetit francez.

Hazard e realizoi golin e parë të Blues në humbjen 3:1 nga PSG në Parc des Princes të mërkurën që shkoi, pasi shënoi nga penalltia.

Mediat e huaja shkruajnë se PSG është i interesuar ta transferojë mesfushorin belg këtë verë, ndërsa trajneri Laurent Blanc e pranoi se e admiron përfaqësuesin belg.

“Nëse gruaja ime më thotë të shkojmë në Paris, më pas do ta marrë në konsideratë këtë ide. Parc des Princes është një stadium i vërtetë dhe një vend special, ku e kam njohur sensacionin e parë si lojtar”, deklaroi Hazard për Interieur Sport.

Chelsea do të luajë ndaj PSG-së në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Championsit në Stamford Bridge të martën, duke shpresuar që ta rikthejë disavantazhin prej 3:1.