Hazard do shënojë më shumë gola, por do të ketë më pak asiste te Reali

Eden Hazard përfundoi transferimin e tij te Real Madrid javën e kaluar dhe u prezantua para 50,000 tifozëve në 'Bernabeu' të enjten.

Sport

16/06/2019 21:04

Ylli belg u bë një galaktik pas shtatë sezoneve të shkëlqyera në ‘Stamford Bridge’, ku ai u cilësua si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Olocip, një kompani që zbaton Inteligjencën Artificiale në futbollin profesionist, ka kryer një studim se si ata presin që ylli më i ri i Realit të performojë në sezonin 2019/20, përcjell lajmi.net.

Ata kanë parashikuar numrin e golave që Hazard ka të ngjarë të shënojë, numrin e asistimeve që mund të bëjë dhe në përgjithësi, sa mirë do të përshtatet në sistemin e Zinedine Zidane.

Analiza e Olocipit parashikon që Hazard do të shënojë një gol për Real Madridin përafërsisht çdo 180 minuta – por ai do të asistojë më rrallë, me një në çdo 260 minuta.

Nëse 28-vjeçari do të luajë në të gjitha 38 ndeshjet e La Liga në edicionin 2019/20, ai do të përfundojë sezonin e tij të parë me 19 gola dhe në mes të 13-14 asistimeve. Kjo me siguri nuk do të jetë larg pritshmërive. /Lajmi.net/