Haye tregon se si  do të kishte luftuar kundër Joshuas

David Haye është përgjigjur në pyetjen se si do të kishte luftuar kundër kampionit të katërfisht, Anthony Joshua.

Sport

20/12/2018 21:29

Ish kampioni i cili është pensionuar në korrik, tashmë është bashkuar me skuadrën e Chisoras.

David Haye është pyetur nga gazetarët nëse do ta kishte mposhtur Joshuan, kur Haye ka qenë në formën më të mirë të tij.

“Do të bëja më mirë se të gjithë që kanë shkelur në ring me të” është përgjigjur ai për “Sky Sports Boxing”, transmeton lajmi.net.

“Nuk është asnjë që e ka bërë atë të dal huq apo ta bëjë të “paguaj” ka thënë tutje Haye.

“Mendoj se i vetmi që ishte i aftë, ishte Povetkin por kur ai u përball me të, ishte larg kulmit të karrierës” është shprehur ish kampioni i peshave super të rënda.

“Mendoj se në kohën time kam qenë i paprekshëm. Mendoj se do ta mposhtja secilin” ka përfunduar ai.

Për fat të keq ne nuk do ta dimë asnjëherë të vërtetën e kësaj çështje.

Joshua është duke shikuar për kundërshtarin e radhës, për datën 13 prill, në “Wembley”. /Lajmi.net/