Haye paralajmëron Furyn: Po rrezikon me përballjen kundër Wilderit

David Haye ka paralajmëruar Tyson Furyn se po rrezikon karrierën e tij me përballjen kundër Deontay Wilderit.

Sport

17/02/2020 13:46

Sipas Haye, vendimi i Furyt për të ndryshuar trajnerin po ashtu mund të ndikojë te paraqitja e tij.

31-vjecari Fury ka larguar trajnerin dhe njëkohësisht edhe shokun e tij për një kohë të gjatë, Ben Davison, për ta zëvendësuar me amerikanin Sugar Hill Steward, i cili ka shumë pak përvojë si në këtë post, transmeton lajmi.net.

Për 39-vjeçarin Haye një ndryshim të tillë e sheh të dëmshëm dhe të rrezikshëm për ‘Gypsy King’.

‘’Ju jeni një situatë që po e vëni jetën në rrezik. Si mund t’i besosh një njeriu të panjohur dhe pa përvojën e duhur’’, u shpreh ish-kampioni peshave të rënda në boks.

Përballja Fury-Wilder do të zhvillohet të shtunën pas meçit të parë në të vitit të kaluar përfundoi baras. /Lajmi.net/