Haye e ka një mesazh për Bellew pas meçit të mbrëmshëm

“Unë mendova se isha i përgatitur për ta mposhtur, por del se unë nuk isha, kështu që ai është kampion i madh".

Sport

06/05/2018 08:46

David Haye ka përgëzuar kundërshtarin pas sfidës.

Ai deklaroi që Tony Bellew boksoi më mirë, derisa mohoi se ky është fundi i karrierës së tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Tony boksoi një luftë mjaft të mirë, ai bëri disa lëvizje të mençura. Ai boksoi mirë, unë jo”, deklaroi Haye.

“Unë mendova se isha i përgatitur për ta mposhtur, por del se unë nuk isha, kështu që ai është kampion i madh”.

“A është fundi? Nuk jam ndjerë mirë sonte, por nuk e di. Humba ndaj një boksieri më të mirë, kështu që përgëzime Tony”, shtoi ai. /Lajmi.net/