Haxhiu ua rikujton serbëve të Kosovës dy format se si mund të votojnë në referendum

11:03 | 15 Janar 2022

Nga Qeveria e Kosovës po vazhdojnë ta kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran dhe se organizimi i referendumit do të ishte shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, shkruan lajmi.net.

Ajo ka nënvizuar megjithatë faktin se serbët mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse

“Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe shtet sovran. Duke organizuar referendumin e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë sikur në çdo shtet tjetër mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/