Haxhiu takohet me homologun e saj danez, flasin për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është takuar sot me homologun e saj, ministrin danez Peter Hummelgaard, ku diskutuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, pas ratifikimit të Traktatit mes dy vendeve. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë transferuar 5 milionë euro për renovimin e burgut dhe ndërtimin e punëtorive të…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është takuar sot me homologun e saj, ministrin danez Peter Hummelgaard, ku diskutuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, pas ratifikimit të Traktatit mes dy vendeve.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë transferuar 5 milionë euro për renovimin e burgut dhe ndërtimin e punëtorive të reja, një projekt i cili do të përfundojë brenda 18 muajsh.
“Projekti për renovimin e burgut dhe ndërtimin e infrastrukturës është hartuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën për hartimin e specifikave teknike. Gjatë kësaj periudhe, përveç punimeve infrastrukturore, do të trajnohet stafi aktual dhe do të rekrutohet stafi i ri, sipas nevojave të përcaktuara në marrëveshje”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se të dy ministrat theksuan rëndësinë e Komitetit të Përbashkët Drejtues, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke siguruar përmbushjen e standardeve për menaxhimin e burgut dhe përkujdesjen ndaj të burgosurve. Marrëveshja Bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe do të rishikohet dy herë në vit.
Ndërkaq të dy ministrat shprehën mirënjohje për njëri-tjetrin dhe ndaj ekipeve punuese, si dhe theksuan rëndësinë e implementimit të punëve sipas afateve të përcaktuara. /Lajmi.net/