Haxhiu: Sistemi i drejtësisë, gardian i pushtetit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu edhe njëherë ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

Lajme

27/12/2015 15:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu edhe njëherë ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

Deputetja Haxhiu thotë se arrestimi i deputetëve dhe aktivistëve të opozitës është i patolerueshëm dhe i padurueshëm.

Sipas saj, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi duhet të jenë prapa grilave “për shkak të pasurisë së kundërligjshme dhe për shkak të vendimeve në dëm të Republikës”, raporton lajmi.net.

Ajo edhe njëherë ka përsëritur se në protestën e 9 janarit, Qeveria do të “marr përgjigjen e duhur”.

Ajo ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë ai është shndërruar në “Gardian të pushtetit të Isa Mustafës”./lajmi.net

Postimi i plotë:

Është për keqardhje dhe e dhimbshme se në çfarë niveli ka rënë sistemi i drejtësisë. I njëjti është shndërruar në gardian të pushtetit të Isa Mustafës.

Arrestimet e njëpasnjëshme dhe mbajtja në burg e deputetëve dhe aktivistëve janë të padurueshme dhe nuk duhet të tolerohen!

Në vend se prapa grilave të jenë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi edhe për shkak të pasurisë së pajustifikueshme pra të kundërligjshme por edhe për shkak të vendimeve në dëm të Republikës, burgjet po mbushen me deputetë dhe aktivistë që po bëjnë çmos për të ndalë bosnjëzimin e Kosovës dhe faljen e territorit.

Në këto rrethana rrëzimi i Qeverisë është i pashmangshëm sepse është i domosdoshëm!

Më 9 janar do ta marrin përgjigjen e duhur!