Haxhiu: Qeveria e votuar sot është legale dhe me legjitimitet të plotë 

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se Qeveria me Kryeministër Avdullah Hoti, pjesë e së cilës janë edhe ata është me legjitimitet të plotë.

Lajme

03/06/2020 18:27

“Qeveria Hoti që u votua sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës – në institucionin më të lartë legjislativ – është legale dhe me legjitimitet të plotë”, është shprehur Haxhiu.

“Gjithçka shkoi mbarë dhe u votua Qeverie e re. Çfarë na mbetet si Kuvend, si deputetë, është që të jemi në detyrë. Detyra e deputetit është të kryejë rolin e tij për çfarë është i thirrur”.

Ajo në Info Magazine është shprehur se AAK është treguar gjithmonë në momente të rëndësishme.

“Qeveria e kaluar nuk ishte e gatshme të vazhdonte më tutje, me reklama i pritëm mbi katër muaj që të na sillnin një program qeverisës. Sot ne kishim një program jo të plotë, patë një prezantim të Hotit. Ne si AAK jemi në momentet siç kemi treguar gjithmonë për vendin”.