Haxhiu publikon një video sensibilizuese, bën thirrje për mbrojtje të vajzave e grave

Në vend të një ceremonie përmbyllëse për “16 ditët e aktivizmit”, fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dal me një video mesazh duke adresuar kështu rëndësinë e përpjekjeve për të eliminuar dhunën me bazë gjinore dhe për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të…

Lajme

11/12/2024 11:51

Në vend të një ceremonie përmbyllëse për “16 ditët e aktivizmit”, fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dal me një video mesazh duke adresuar kështu rëndësinë e përpjekjeve për të eliminuar dhunën me bazë gjinore dhe për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të gjithë.

Në këtë video mesazh, Haxhiu thotë se kanë bërë shumë, por janë të vetëdijshëm që kanë shumë punë përpara.

Haxhiu ka bërë thirrje që të gjithë pa dallim gjinie të jenë të bashkuar për të mbrojtur vajzat e garat në Kosovë.

“Kemi bërë shumë, por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë punë përpara. Andaj në vend të një ceremonie përmbyllëse ju bëjë thirrje që të vazhdojmë punën e të qëndrojmë të bashkuar pa dallim gjinie, burra e gra sepse vetëm së bashku do të arrijmë të mbrojmë vajzat e gratë në vendin tonë, sot e çdo ditë tjetër”.

Kjo fushatë nisi me 25 nëntor ku ora e parë në gjitha shkollat e vendit iu kushtua ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Për 16 ditë të kësaj fushate janë organizuar mbi 70 aktivitete në mbarë vendin, diskutime e tryeza, aktivitete kulturore e sportive, vizita e takime me gra.

Video: