Haxhiu paralajmëron Kurtin: Nëse e rrezikon sovranitetin e vendit, qes gaz lotsjellës në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar Qeverinë Kurti, se në rast se e prek territorin e vendit, sovranitetin, ajo është e gatshme të bëj prapë aksione në Kuvend, si për shembull: hedhjen e gazit lotsjellës.

Lajme

21/10/2021 14:15

Në një emision të T7, Haxhiu ka thënë se do të hidhte gaz lotsjellës nëse Qeveria rrezikon sovranitetin e vendit.

“Në momentin që Qeveria jonë e rrezikon territorin, sovranitetin e vendit unë si ministre e Drejtësisë bashkë me deputetët e opozitës kisha qitë bashkë gaz lotsjellës në Kuvend”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ajo ka thënë se me kryeministrin Kurti, nuk do të ndodh diçka e tillë.

“Po natyrisht që po, por unë jam e bindur që Qeveria jonë nuk e bën një gjë të tillë, me kryeministrin Kurti nuk bëhet diçka e tillë. Po natyrisht që po, por unë s’e besoj që bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Haxhiu.