Haxhiu lajmërohet nga arratia: Këta janë shqelmat e fundit të IsaHashës

Deputetja nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila gjendet në arrati  për shkak të urdhër arrestit ndaj saj, për përdorim të gazit lotjsllës në ambientet e Kuvendit, e ka shprehur pakënaqësinë e saj përmes rrjetit social Facebook.

Lajme

28/11/2015 23:40

Ajo thotë se më nuk ka asnjë fije dyshimi se kësaj, siç e quan ajo, bande kriminale, po i vie fundi dhe nuk do të vonojë shumë kur sipas saj, kjo klasë e fëlliqur politike do të përgjigjet për gjitha dëmet që i’a sjellën Republikës dhe qytetarëve, raporton lajmi.net.

“Përgjakja e aktivistëve, dhuna brutale, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve, bastisjet e paligjshme, thyerja e selisë, terrorizimi që po ja bëni qytetarëve, do të ju kthehet bumerang! Këto janë shqelmet e fundit të IsaHashës. Pushteti nuk mbahet me kërbaç, JO!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./lajmi.net.