Haxhiu: Kurti po i mashtron qytetarët për sigurime shëndetësore – Renovimet nëpër klinika me kontrata abuzive
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka pranuar se ka mashtruar qytetarët sa i përket sigurimeve shëndetësore. Haxhiu në një intervistë për lajmi.net është shprehur se Kurti dështimet po i mbulon me fasada e renovime nëpër klinika ku edhe ato sipas tij po…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka pranuar se ka mashtruar qytetarët sa i përket sigurimeve shëndetësore.
Haxhiu në një intervistë për lajmi.net është shprehur se Kurti dështimet po i mbulon me fasada e renovime nëpër klinika ku edhe ato sipas tij po i bënë me “kontrata abuzive”.
Madje Haxhiu është shprehur se një gjë e tillë është kriminalitet i llojit të vet, ku veç për renovime në Gjinekologji dhe Urologji metri katrorë i renovimeve kushton rreth 2000 eurove.
“Kryeministri sot e ka pranuar se ka dështuar në sigurime shëndetësore, dhe e ka pranuar se ka mashtruar qytetarët e Republikës së Kosovës kur i ka premtuar se do të ketë sigurime shëndetësore brenda mandatit. Deri sa nuk ka qenë i aftë edhe si Kryeministër, edhe si kryetar i komisionit për Shëndetësi që të miratojë një projektligj për Sigurime Shëndetësore për katër vjet në qeverisjen e tij, një projektligj i cili ka pasur nevojë të plotësohet dhe të ndryshohet, ka dështuar të miratojë projektligjin për shëndetësi dhe për katër vite nuk ka qenë në gjendje të miratojë një strategji të shëndetësisë. Dështimet mundet me i mbulua me disa fasada renovime të cilat janë me kontrata abuzive e keqpërdorime ku veç për renovime në Gjinekologji dhe Urologji metri katrorë i renovimeve kushton rreth 2000 eurove. Kjo është jo vetëm keqpërdorim dhe keqmenaxhim por është kriminaliteti llojit të vet”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net..
Tutje Haxhiu ka shtuar se një dështim i tillë nuk mund të shfrytëzohet as për fushatë zgjedhore
“Për sigurime shëndetësore duhet implementim të sistemit të informimit shëndetësorë, e këta as projektligj nuk kanë miratuar .
Ndoshta këta e shfrytëzojnë edhe këtë dështim në të ardhmen për fushatë zgjedhore e ja pafshin hairin por ky dështim nuk mund të shfrytëzohet për fushatë”, tha Haxhiu.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e Klinikës Emergjente në QKUK.
Ai ka folur edhe për sigurimet shëndetësore deri sa ka dhënë shpresë se do të bëhen por nuk ka treguar se kur.
“Padyshim se sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme. Ato janë edhe zotim i yni. Nëse jo në mbledhjen e ardhshme, në mbledhjen tjetër të radhës do të jetë për miratim dhe pastaj do të ndjekim procedurat në Kuvendin e Kosovës. Kur të bëhen sigurimet shëndetësore tek qytetarët do të ketë kosto shtesë. Nuk duhet të harruar se për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak. Nuk duhet parë sigurimet shëndetësore si një shkop magjik që do t’na parandalojë sëmundjet. Mos të harrojmë se buxheti për shëndetësi krahasuar me vitin e parë parapandemik është 50% më i lartë. Lista e barnave esenciale nga 24 milionë euro 2021, tani 60 milionë euro”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/