Haxhiu: Kurti me flamur të bardhë po dorëzohet para Serbisë
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 për qind ndaj Serbisë ka thënë se kryeministri, Albin Kurti me flamur të bardhë në dorë po i hap dyert pushtimit ekonomik Serbisë në Kosovë, e në të ardhmen sipas saj edhe pushtimin politik.
Lajme
Në emër të partisë, deputetja i bëri një mori pyetjesh shefit të ekzekutivit, duke e vlerësuar pretendimet e tij për largim të taksës si të dëmshme.
“Sot këtë krenari po tenton të marrë kryeministri Kurti me të vetmin qëllim shkuarjen në dialog me Serbinë duarthatë…Në dorë me flamurin e bardhë, po i hap duart pushtimit ekonomik nga Serbia, ndoshta nesër edhe pushtimit politik”, tha ajo.
Deputetja Haxhiu tha se taksa 100 për qind nuk është vendosur për teke e as inate, por për shkak të barriera ve dhe bllokadave që i bënte Serbia karshi Kosovës.
“Taksa është vendosur pas sjelljes armiqësorë të Serbisë, ndërhyrje të rendit kushtetues, barriera të shumta dhe pengimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pse po dorëzohesh para fillimit”, tha ai.
Ajo edhe dënoi arrestimin e të rinjve të AAK-së para pak minuta më herët para qeverisë se Kosovës në një aksion simbolik.