Haxhiu – Kadri Veselit: Po e shkel Kushtetutën
Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion ka thënë se është obligim Kushtetues i Kuvendit të Kosovës që ta dërgojë në Kushtetuese sërish, riprocedimin e ndryshimeve në Kuvend.

Lajme
Ajo vlerësoi se po shkelet Kushtetuesja me të dyja këmbët.
Ndër të tjera e pyeti Veselin se a është i vetëdijshëm që po e shkel atë.
“A e din kryetar që ke obligim kushtetues të mbrosh Kuvendin e jo të bëhesh sikur ministër i 22 i Isa Mustafës”, tha ajo.
“Kërkoj të respektohen procedurat për këtë amendament dhe të mos shkelet Ligji”.
E Veseli ia ktheu.
I tha se do riprocedonte nëse do të kishte ndryshime, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur./lajmi.net