Haxhiu i PDK-së: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas zhvillimeve në veri do të thoshte autonomi për serbët

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mendon se një tërheqje e tanishme e kryeministrit dhe presidentes, sidomos pas zhvillimeve në veri, do të thoshte autonomi për serbët. Sipas tij, një tërheqje e tillë do të ishte me pasoja të mëdha për vendin tonë, andaj edhe as që duhet të mendohet, përcjell lajmi.net. Veç kësaj, ai tha…

Lajme

03/06/2023 23:59

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mendon se një tërheqje e tanishme e kryeministrit dhe presidentes, sidomos pas zhvillimeve në veri, do të thoshte autonomi për serbët.

Sipas tij, një tërheqje e tillë do të ishte me pasoja të mëdha për vendin tonë, andaj edhe as që duhet të mendohet, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai tha se tërheqja do të ishte ofendim edhe për kyetarët e komunave veriore.

“Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore. Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: