Haxhiu i drejtohet Hotit e Mustafës: Vazhdojeni fjalorin e ulët nga llogaritë e juaja, por jo nga IKSHPK-ja

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas komunikatës së fundit të lëshuar nga IKSHPK-ja, ku kjo e fundit reagoi lidhur me lajmet për infektimin e kryeministrit Avdullah Hoti me COVID-19.

Lajme

03/08/2020 23:38

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se keqpërdorimi i logos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni.

Ndërkohë që IKSHPK tha se kryeministri Hoti ka njoftuar në kohë rekorde se është infektuar.

Ky reagim i IKSHPK-së erdhi për shkak se sipas tyre, sot janë përhapur lajme të pa baza për mosrespektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së nga instancat e larta të shtetit.

Lexo edhe: 

Hoti nuk u vetizolua pasi bëri testin për koronavirus, IKSHPK-ja i del në mbrojtje

Ndërkohë që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kryeministrin Hoti për shkak se gjatë ditës së djeshme kishte shkuar në Dragash derisa ishte i dyshuar se është infektuar me Covid-19.

Shkrimi i Kusarit solli edhe reagimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili e quajti “xhelate” deputeten e LVV-së.

Postimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.

Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.

Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!. /Lajmi.net/