Haxhiu: Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar dhe personalitet i vlerësuar

Me nderime të larta ushtarake, sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haradin Uka.

Lajme

18/09/2019 21:42

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar, personalitet i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët.

Postimi i plotë:

Me nderime të larta i’u dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haradin Uka!

Sot, veteranit të UÇK-së, Haradin Uka, i’u dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Broboniq të Mitrovicës.

Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar, personalitet i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët. Ai dha kontribut të madh për liri në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Haradin Ukës! /Lajmi.net/