Haxhiu falënderon deputetët që votuan pro marrëveshjes me Danimarkën për burgjet
Sot në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës është votuar marrëveshja mes Danimarkës dhe Kosovës për burgjet, e cila kapë vlerën e 240 milionë eurove. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët që e kanë votuar këtë marrëveshje, që sipas saj, është dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Sot në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës është votuar marrëveshja mes Danimarkës dhe Kosovës për burgjet, e cila kapë vlerën e 240 milionë eurove.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët që e kanë votuar këtë marrëveshje, që sipas saj, është dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.
“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës.
Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme.”- ka shkuar Haxhiu. /Lajmi.net/