Haxhi Shala beson se dikush tjetër ia shkroi Gërvallës urimin pa UÇK: Lirinë ta kam pru për 2 vjet

Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala beson se pushtetarët e tanishëm ua kanë zili ish-komandantëve për kontributin në luftë. Ai tha se “dikujt në institucione po i mungon historia”.

Lajme

13/06/2022 18:27

Shala, i njohur në luftë si “komandant Topi”, tha në T7 se nuk është befasuar që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit. Sipas tij, Gërvalla ka ardhur në pushtet “duke e sha UÇK-në”.

Madje, ai beson se dikush tjetër ia ka shkruar postimin Gërvallës.

“Këtu po get që zëdhënësi i Qeverisë ua ka shkruar ministrave postimet. Dje ishte Donika, sot ishte Nagavci, nesër do të jetë një tjetër. Me i lexu postimet, një dorë i ka shkru”, tha ai.

“Ndoshta dikujt ia ka prishë lirinë dhe nuk befasohem. Sepse një pjesë të faktorit.. të njerëzve të cilët tani janë nëpër institucione unë i kam njohur edhe më herët. Nuk kam pritur që ai do të bëjë ‘lumet na çka ka bë UÇK-ja’ sepse edhe sa kanë qenë në opozitë ne kemi pasë kontakte me këta njerëz. Unë nuk jam befasuar”, tha Shala.

Ai i pyet pushtetarët se ku kanë qenë në luftë, ndërsa thotë se UÇK-ja ua solli lirinë për dy vjet.

“Këta që kemi qenë. Të mirë e të këqij, lirinë ta kam pru për dy vite sa ke luftë. Ku ishe ti? Mos u arsyeto para fëmijëve tu. Me e hudhë një vlerë të kombit veç me u arsyetu para fëmijëve tu”, tha Shala.

“Qysh atyre nuk iu vie keq prej fëmijëve të tyre?”, tha ai.