Haxhi Krasniqi kampion bote – mbanë tashmë brezat IBO dhe WBA

Haxhi Robin Krasniqi i ka dhënë fund kundërshtarit të tij pas vetëm tre raundeve.

Sport

10/10/2020 23:52

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Pas dy dështimeve në vitet  2013 dhe 2015, Haxhi Robin Krasniqi është kthyer sonte për një luftë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Në kuadër të kategorisë gjysmë të mesme, Robin Krasniqi ka luftuar sonte kundër kampionit të IBO dhe WBA, kundër Dominic Bosel, shkruan lajmi.net.

Robinit i mjfatuan vetëm tre raunde për t’i dhënë fund gjithçkaje, falë një goditjeje spektakolare. /Lajmi.net/