Hawks triumfon ndaj Sixers

Atlanta Hawks, ka fituar ndeshjen e parë të serisë së “Play Off”-it kundër Philadelphia 76ers 128-124.

Sport

07/06/2021 08:12

Më të mirët në fitoren e Hawks ishin: Trae Young me 38 pikë, dy kërcime, 10 asistime, Bogdan Bogdanovic me 21 pikë, katër kërcime, pesë asistime dhe John Collins me 21 pikë, katër kërcime, dy asistime, raporton lajmi.net.

Ndërsa te Sixers më të mirët ishin: Joel Embiid me 39 pikë, nëntë kërcime, katër asistime dhe Seth Curry që shtoi 21 pikë, katër kërcime, tre asistime.

Kështu Hawks fitojnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës Lindore në NBA.

Rezultati përfundimtarë:

Philadephia 76ers 124 – 128 Atlanta Hawks. /Lajmi.net/

YouTube player