Havolli: Shpend Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhojë një shtyllë flamuri
Asambleisti i LDK-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sokol Havolli, ka thënë se vendosja e flamurit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë, e bënë të panevojshme thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta rregulluar këtë cështje.
Lajme
Por ai ka thënë se kjo ngjarje e shfaqë jo kompetencën e kryetarit të Prishtinës.
E Havolli ka thënë se Ahmeti nuk është në gjendja ta menaxhojë as një shtyllë të flamurit.
Shkrimi i Havollit në Facebook:
Flamuri i Republikës së Kosovës po vendoset nesër tek rrethi nga Protokolli i Shtetit.
Kjo e bënë të panevojshme seancën e jashtëzakonshme për rregullore, por propozimin për ta rregulluar këtë çështje do ta procedoj në një nga seancat e rregullta.
Megjithatë, kjo ngjarje e shfaqë edhe njëherë jo-kompetencën e Kryetarit të Prishtinës.
Kryetari Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhojë një shtyllë flamuri të ndërtuar nga Komuna. Nesër do të ndërtohet një shtyllë e re.
Ndoshta edhe kjo është mënyra që z. Ahmeti funksionon. Në këtë mënyrë para dy vitesh kisha vendosur për të ripërtërirë fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova në Sheshin Zahir Pajaziti. Përkundër tentativës për të bllokuar vendosjen pasi që e hoqëm fotografinë e vjetër, ishin qytetarët ata që na mbrojtën në vendosje kundër inspektorëve të porositur nga Shpendi