Havertz ka tri skuadra pas tij – Barca, Bayern e Real Madrid duan shërbimet e gjermanit

Barcelona, Bayern Munich e Real Madrid do të zhvillojnë një luftë të ashpër për shërbimet e Kai Havertz.

Sport

12/09/2019 22:30

Ylli i Bayern Leverkuse, Kai Havertz, duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij tek Bayer Leverkusen.

Lojtari premtues gjerman raportohet se është duke shqyrtuar tri opsione për të ardhmen e tij, sipas ‘SportBILD’, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari nuk do të shitet gjatë këtij viti, por Leverkusen mund ta konsiderojnë një shitje në vitin 2020, pasi janë të interesuar të transferojnë Jadon Sanchon.

Interesim për Havertz më herët ka shfaqur edhe skuadra nga Premierliga, Liverpool, por duket se gjermani ka vetëm tri opsione.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra ku mesfushori do ta vazhdojë karrierën e tij. /Lajmi.net/