Havertz i hapur për kalimin te Man Utd

Kai Havertz mbetet në mesin e opsioneve për Man Utd.

Sport

04/06/2020 16:06

‘Djajtë e kuq’ janë në kërkim të një lojtari me tipare organizative dhe Kai Havertz është në mesin e emrave të përmendur.

Gjermani është i hapur për idenë me kalimin në ‘Old Trafford’ gjatë merkatos së ardhshme, me Premierligën që shihet si një sfidë interesante për të.

‘Manchester Evening News’ insiston se ylli i Bayer Leverkusen do të dëshironte të provonte veten në Premierligën angleze, transmeton lajmi.net.

Në mesin e skuadrave angleze që kërkojnë shërbimet e Havertz është edhe Liverpool.

Mbetet të shihet se kush do të arrijë të sigurojë kartonin e njërit prej lojtarëve më premtues në Gjermani. /Lajmi.net/