“Hattricku” gjerman pas Julian Draxler
Julian Draxler ka rënë në “llupën” e tri skuadrave gjermane, si përforcim i mundshëm për merkaton e verës.
Sport
Futbollisti po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain, skuadër në të cilën luan që nga viti 2016.
Lojtari kishte vazhdimisht probleme me lëndime, çka ia pamundësoi shpalosjen e talentit që e tregonte te Schalke.
Tri skuadrat gjermane të interesuara për shërbimet e mesfushorit janë: Hertha Berlin, Borusia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, transmeton lajmi.net.
Pos tyre, “pistë” e mundshme për lojtarin mbetet edhe Sevilla.
Kontrata e lojtarit me parisienët skadon në vitin 2024. /Lajmi.net/