Hasselbaink, trajner i QPR
Queens Park Rangers ka emëruar Jimmy Floyd Hasselbaink për menaxher të ri.

Merkato
Klubi nga Championship, Queens Park Rangers ka emëruar Jimmy Floyd Hasselbaink për menaxher të ri.
43-vjeçari, i cili fitoi League Two me Burton Albion në sezonin e kaluar, ka nënshkruar kontratë me QPR, përcjell “Lajmi.net”.
“Nuk ishte vendim i lehtë të largohem nga Burton por ishte diçka që nuk mund ta refuzoja”, deklaroi holandezi.
Hasselbaink iu bashkua Burtonit në nëntor të vitit 2014 dhe u largua si lider i League One me 33 fitore nga 54 duele në drejtim të skuadrës nga Pirelli Stadium.